MPJ: Shtetasit dhe diplomatët tanë në Kazakistan nuk janë të rrezikuar

Deri më tani Ambasadës së RMV-së në Kazakistan, i janë drejtuar vetëm dy shtetas, për gjëra të vogla, kërkesës së të cilëve iu është përgjigjur menjëherë; por asnjë nga personat nuk është në gjendje të rrezikuar, transmeton Portalb.mk.

Ministria e Punëve të Jashtme e përcjell rregullisht situatën në Kazakistan dhe përmes Ambasadës sonë në Nur-Sulltan është në komunikim të vazhdueshëm me shtetasit tanë që ndodhen atje.

“Pavarësisht ndërprerjeve të shpeshta të internetit dhe rrjeteve të telekomunikacionit, ka kontakte të rregullta me qytetarët tanë, të cilët ndodhen në lokacione të sigurta. Deri më tani Ambasadës sonë i janë drejtuar vetëm dy shtetas tanë, për gjëra të vogla, kërkesës së të cilëve iu është përgjigjur menjëherë; por asnjë nga personat nuk është në gjendje të rrezikuar”, njofton MPJ.

MPJ njofton se mbeten në fuqi rekomandimet drejtuar qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që të mos udhëtojnë në Kazakistan, ndërsa ata që aktualisht ndodhen në vend të mos i lënë objektet ku ndodhen dhe të shmangin tubimet në vende publike për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

“Gjithashtu, ju njoftojmë se stafi diplomatik në Ambasadën tonë në Nur-Sulltan nuk është i rrezikuar dhe se i kryen punët pa ndërprerje. Ministria e Punëve të Jashtme do të vazhdojë të monitorojë zhvillimet në Kazakistan dhe nëse është e nevojshme do të nxjerrë rekomandime shtesë për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga MPJ.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button