Kosovë, 144 raste të reja me Covid-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin 24-orësh lidhur me rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19) ka njoftuar se asnjë person i infektuar me koronavirus nuk ka vdekur, derisa numri i viktimave nga ky virus mbetet 2.991, transmeton Anadolu Agency (AA).

Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), vendi ka regjistruar 144 raste të reja me koronavirus, me çka numri i tyre ka shkuar në gjithsej 162.109.

Në 24 orët e fundit në institucionet shëndetësore janë testuar gjithsej 3.908 mostra të dyshuara për COVID-19, derisa deri më tani janë bërë 1.410.029 teste.

Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 19 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 158.121, ndërsa numri i rasteve aktive është 997.

Sa i përket procesit të vaksinimit, gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës, ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës. Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button