RMV, në tre ditë, 4.297 raste të reja me kovid-19 në vend

Numri i rasteve aktive me kovid në vend është 8.209, që është rritje prej mbi 1300 rastesh për vetëm 24 orë. Në 24 orët e fundit janë kryer 7.472 teste gjatë të cilave janë regjistruar 1.725 raste të reja me kovid-19, ndërruan jetë dy persona, ndërsa janë shëruar 332 pacientë, transmeton Portalb.mk.

Siç informuan nga Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik, shumica e rasteve të reja të të infektuarve janë në Shkup 1028, vijon Manastiri 148, Prilep 112 dhe Ohër 61. Gjatë 24 orëve janë regjistruar dy të vdekur: nga një në Shkup (66) dhe Negotinë (76). Personat e raportuar kanë ndërruar jetë në spital.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.633.936 teste për kovid-19, numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid-19 që nga fillimi i epidemisë është 230.265, numri i të shëruarve është 214.054, ndërsa numri i të vdekurve është 8.002.

Sipas autoriteteve, vaksinimi kundër kovid-19 mbetet e vetmja rrugëdalje nga pandemia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button