Joseph: Afrimi i Ramës me Vuçiqin jo i shëndetshëm

Afrimi i Edi Ramës dhe Alleksandar Vuçiqit nuk është “i shëndetshëm”, ka thënë, Edward Joseph, ligjërues në Universitetin Johns Hopkins në Uashington, transmeton Koha.net.

“Në fakt, duhet përkujtuar se një Serbi e madhe çon në krijimin e Shqipërisë së Madhe dhe anasjelltas. Kjo është një dinamikë shumë e rrezikshme dhe ajo po thyhet në Kosovë, në lumin Ibër. Tregu ekonomik rajonal është shumë i rëndësishëm për të gjitha vendet, por nuk mund të realizohet pa vlera evropiane, demokratike. Përkundrazi, mund të jetë i rrezikshëm”, konsideron Joseph.

Ai shton se është fakt i paqëndrueshëm që Kosova ende nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese për kthimin e pronës së Manastirit të Deçanit.

Ai po ashtu thekson se Kosova e ka obligim që ta zbatojë vendimin për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sepse këtë e ka pranuar në vitin 2013 dhe 2015, në kontekstin e negociatave.

“Prishtina mund të propozojë në mënyrë konstruktive se si Asociacioni komunave me shumicë serbe mund të organizohet në harmoni me sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, por edhe me interesat e serbëve atje. Është shumë e mundur të formohet një asociacion i tillë që nuk do të ishte Republikë Sërpska, duke kontribuar kështu në krijimin e besimit”, tha ai.

Sipas tij, presidenti serb Aleksandar Vuçiq e paraqet Serbinë si një partnere kyçe në rajon për Perëndimin, edhe pse nuk është.

“Në fakt është një faktor destabilizues. Nuk mund të jesh partner i Perëndimit dhe në të njëjtën kohë të promovosh ‘Botën serbe’, sepse këto dy gjëra janë të papajtueshme. Nuk mund të jesh një partner perëndimor dhe në të njëjtën kohë të promovosh Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin, duke hyrë në një partneritet strategjik me Kinën dhe Rusinë”, thekson Joseph.

Ai ka thënë se jo vetëm Alleksandar Vuçiq, por edhe të tjerët në këtë regjim janë veteranë nga epoka e Millosheviqit dhe me të vërtetë i kanë mësuar ato leksione. Mirëpo, sipas tij, ata tani po paraqiten më të sofistikuar, duke përdorur, për shembull, termin “Bota serbe” në vend të “Serbia e Madhe”, me Alleksandar Vulin si promotor të asaj ideje, derisa Vuçiqi nuk deklarohet.

“Gjithashtu edhe Millosheviqi e paraqiste veten si partner të Perëndimit. Por, ndryshimi qëndron në atë që Perëndimi asokohe i kishte vendosur sanksione Serbisë, ndërkaq që sot nuk ka sanksione. Vuçiqi e shfrytëzon këtë duke e paraqitur Serbinë se partneren kyçe perëndimore në rajon edhe pse nuk është e tillë. Në fakt, është një faktor destabilizues. Nuk mund të jesh partner i Perëndimit dhe në të njëjtën kohë të promovosh ‘Botën serbe’ sepse këto dy gjëra janë të papajtueshme. Nuk mund të jesh një partner perëndimor dhe në të njëjtën kohë të promovosh Xi Jinpingun dhe Vladimir Putinin duke hyrë në një partneritet strategjik me Kinën dhe Rusinë. Nuk është e mundur të jesh kandidat i vërtetë për anëtarësim në BE, ndërkohë që partneri yt më i afërt është Hungaria me një regjim joliberal, që cenon vlerat dhe integritetin e bllokut evropian”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button