Kumanovë, aktakuzë për tre persona të cilët hapën varrin për të kërkuar ar

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë njofton se ka ngritur aktakuzë kundër tre personave të cilët si bashkëpunëtorë akuzohen për tentim për kryerjen e veprës penale, vjedhje e rëndë nga neni 236 paragrafi 1 pika 1 lidhur me nenin 19 dhe nenin 22 të Kodit Penal, transmeton Portalb.mk.

Nga Prokuroria thonë se dy 30-vjeçarë dhe një 32-vjeçar, të gjithë nga Kumanova, së bashku dhe me marrëveshje paraprake, natën ndërmjet datës 9 dhe 10 tetor, në varrezat e qytetit në Kumanovë, kanë tentuar t’i sekuestrojnë stolitë me synimin për përvetësimin e tyre në mënyrë të paligjshme.

“Me lopata e hoqën pllakën e mermerit që mbulonte njërin prej varreve, pas së cilës filluan të gërmojnë tokën dhe arritën te arkivoli ku ndodhej trupi i të ndjerës J. F. Ata hapën arkivolin dhe filluan të kontrollonin trupin për të gjetur bizhuteri ari, pasi e dinin se e ndjera dyshohet se ishte varrosur me ar mbi të. Gjatë kontrollit nuk kanë gjetur asgjë, ndaj nuk kanë përfunduar punën”, thanë nga Prokuroria.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button