Nesër hyjnë në fuqi kufizimet e reja për shtetasit e Maqedonisë së Veriut gjatë hyrjes në Malin e Zi

Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë mbi 18 vjet, gjatë hyrjes në Malin e Zi, përveç vaksinimit, duhet të posedojnë edhe testin PCR negativ jo më të vjetër se 72 orë, transmeton Portalb.mk.

Një person që planifikon të hyjë në Malin e Zi, duhet të ketë dy dozat e vaksinës dhe të posedojë testin negative PCR jo më të vjetër se 72 orë, apo testin antigjen jo më të vjetër se 48 orë. Por, Mali i Zi ka sqaruar që nuk do të vlejë certifikata e vaksinimit nëse nga doza e dytë kanë kaluar më shumë se gjashtë muaj.

Këto kufizime për Maqedoninë e Veriut pritet të vlejnë deri më 12 janar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button