MPJ e RMV-së: Nga 2 janari masa më të ashpra për hyrje në Mal të Zi

Për shkak të gjendjes së përkeqësuar epidemiologjike në Mal të Zi, nga Ministria e Punëve të Jashtme informojnë se autoritetet malazeze i kanë ashpërsuar masat për parandalim të koronavirusit, të cilat do të vlejnë nga 2 deri më 12 janar të vitit 2022, njofton Portalb.

“Sipas këtij vendimi, secili i cili hyn në Mal të Zi, pavarësisht asaj se nëse është shtetas malazez ose i huaj, duhet t’i përmbushë kushtet vijuese: personi të jetë i vaksinuar me numrin e caktuar të vaksinave kundër koronavirusit, ndërsa nga doza e dytë e vaksinës të mos kenë kaluar më shumë se 6 muaj dhe njëkohësisht me vërtetimin duhet të posedojë edhe PCR test negativ i cili nuk është më i vjetër se 72 orë ose test negativ antigjen i cili nuk është më i vjetër se 48 orë; ose dëshmi se personi e ka kaluar Kovid-19 (të mos kenë kaluar më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga PCR testi pozitiv ose testi i shpejtë antigjen) dhe njëkohësisht me dëshminë duhet të posedojë edhe PCR test negativ i cili nuk është më i vjetër se 72 orë ose test i shpejtë negativ antigjen i cili nuk është më i vjetër se 48 orë”, kumtojnë nga MPJ.

Siç njoftojnë, fëmijë nën 18 vjeç, anashkalohen nha masat dhe për ta nuk nevojiten as vërtetime për vaksinim ose për sëmundje të kaluar (kovid), e as teste.

“Shtetasit e Malit të Zi dhe të huajt me qëndrim të rregullt mund të hyjnë në vend pa këto dëshmi, por me vetëizolim të përcaktuar në kohëzgjatje prej 10 ditëve, e cila mund të ndërpritet më së herëti 3 ditë pas marrjes së PCR testit negativ”, potencojnë nga MPJ.

Më shumë informata mund të gjenden në linkun vijues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button