Show i vërtet Itali – Japoni

Ndeshja më interesante në Kupën e Konfedetarave deri më tani, është zhvilluar sot mes Japonisë dhe Italisë. Në një ndeshje me plot rikthime, italianët triumfuan në sfidën që u shënuan 7 gola.

Japonia e nisi dukshëm lojën më mirë duke realizuar 2 gola. Honda nga penalltia në minutën e 21 dhe Kagawa në minutën e 43 realizuan për 2:0. De Rossi rikthej Italinë në lojë me një gol me kokë.

Uchida në minutën e 50 realizoj autogol për barazimin e Italisë. Balotelli nga penalltia solli epërsinë e parë për italianët në minutën e 52 të ndeshjes. Okazaki barazoj edhe një herë për samurajët.

Kur japonezët po sulmonin azzurët, ata pranuan një gol kur Giovinco realizoj për 4:3 në minutën e 86 të ndeshjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button