Malaga të ankohet në UEFA për referimin

Klubi spanjoll, Malaga, ka bërë të ditur se do të ankohet zyrtarisht në UEFA pas eliminimit nga Dortmundi në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, përderisa sulmuesi Joaquin e ka fajësuar vet UEFA-n për elimninimin e tyre nga Dortmundi.

Drejtori i Malagas ka konfirmuar se klubi spanjoll do të lansojë një ankesë zyrtare në UEFA për gjyqtarin Craig Thomson, për paraqitjen e tij në sfidën ndaj Dortmundit, kur lejoi që goli i Santanas në sekondën e fundit të shtesës nga ofsajdi të pranohet.

“Ne jemi të indinjuar me referimin, pasi jemi viktimë të padrejtësive. Ne do të bëjmë një ankesë zyrtare në UEFA për gjyqtarin. Është turp që në çerekfinale të Ligës së Kampionëve një gjyqtar të mos jetë në nivel që lojtarët dhe ata tifozë meritojnë”.

“Ankesa jonë do të jetë më shumë kundër referit se sa kundër UEFA-s. Liga e Kampionëve është garë e nivelit më të lartë dhe edhe Liga e Kampionëve duhet të jetë e tillë”, është shprehur Casado, drejtor i Malagas.

Nga ana tjetër, anësori i Malagas, Joaquin, i cili e shënoi golin hapës të martën, ka shkuar aq larg sa e ka akuzuar UEFA-n për favorizim të Dortmundit.

“Ne dyshojmë se presidenti i UEFA-s dhe të gjithë të tjerët në UEFA kanë kërkuar që ne të eliminohemi. Është shumë më e lehtë që kjo t’i bëhet Malagas se sa Real Madridit. Kjo iu ndodh vetëm klubeve të vogla si Malaga”, ka theksuar Joaquin.

Përpos golit të Santanas që ishte në pozicion jashtë loje, gjyqtari Thomson ka dështuar që të anulojë golin e dytë të Malagas të realizuar nga Eliseu po ashtu nga pozicioni jashtë loje, teksa edhe Marcel Schmelzer shpëtoi pa u ndëshkuar me karton të kuq pasi e grushtoi një lojtar kundërshtar.

Lajme të ngjashme

Back to top button