Strugë, uji i liqenit del nga shtrati

Rritja e nivelit të liqenit si rezultat i shirave të fundit ka ndikuar që një pjesë e mirë e bregut të ndryshoj pamje në të gjithë gjatësinë e rivierës së tij.

Liqeni si rezultat i këtyre ndryshmieve ka arritur t’i tjetërsoj një pjesë të mirë të plazheve në Strugë, dhe Ohër. Për banorët lokal ky nivel i liqenit ka vite që nuk është parë duke shkaktuar edhe dëmë në shtëpit, dhe objektet afariste që janë të lokalizuara në afërsi të bregut të tij.Sidomos i pamëshirshëm liqeni sivjet është treguar me pronat e banorëve të Peshatanit që ndodhen në afërsi të liqenit duke i përmbytur një pjesë të tyre.

Prej shumë kohësh niveli i liqenit të Ohrit është rreth 27 cm mbi nivelin e kuotës maksimale, si rezultat i shirave të mëdha që prej kohësh kanë përfshirë këtë pjesë të vendit.

Lajme të ngjashme

Back to top button