RMV, Policia i kapi disa shoferë të Tetovës që po e kalonin kufirin pa vërtetim nga mjeku dhe pa certifikatën profesionale

Në pikën kufitare në Tabanoc janë kapur shoferët që po kryenin transportin ndërkombëtar të udhëtarëve pa pasur vërtetim nga mjeku dhe pa certifikatën profesionale për transport ndërkombëtar, transmeton Portalb.mk.

“Gjatë kontrollit në autobusin e kompanisë transportuese nga Tetova, punonjësit policorë kanë konstatuar se ngasësi 56 vjeçar Sh.A. nga Tetova nuk posedon vërtetim mjekësor”, deklarojnë nga Policia.

Në pikën e njëjtë kufitare, kanë kryer kontroll gjithashtu edhe te një autobus që vinte nga Danimarka, ku u konstatua që shoferi 36 vjeçar B.Sh. nga Tetova nuk kishte vërtetim mjekësor, ndërsa 42 vjeçari B.S. nga Tetova nuk kishte vërtetimin mjekësor dhe certifikatën për vozitje profesionale në transportin ndërkombëtar të udhëtarëve dhe mallrave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button