Belgjika do të mbyllë të gjithë reaktorët bërthamorë deri në vitin 2025

Belgjika do të mbyllë të shtatë reaktorët e saj bërthamorë deri në vitin 2025, por nuk do të mbyllë derën për teknologjinë bërthamore të gjeneratës së re, sipas një marrëveshjeje të arritur dje nga qeveria, rapaorton Euroactiv, transmeton Portalb.mk.

Një burim qeveritar i tha AFP-së se negociatat gjatë gjithë natës përfshinin një marrëveshje për “investime prej rreth 100 milionë euro në reaktorë të vegjël modularë”.

Heqja në mënyrë progresive e energjisë bërthamore është përfshirë në ligjin belg që nga viti 2003. Data përfundimtare është viti 2025, një objektiv që qeveria aktuale u zotua të përmbushë kur mori detyrën në tetor 2020.

Por çështja ka ndarë koalicionin qeverisës prej shtatë partish. Partia liberale argumentoi kundër braktisjes së plotë të energjisë bërthamore. Ata thanë se një pjesë e kapacitetit aktual bërthamor të Belgjikës duhet të ruhet.

Energjia bërthamore ka ndarë edhe shtetet e tjera anëtare të BE-së. Sipas kritikëve, energjia bërthamore nuk është miqësore me klimën dhe duhet të hiqet gradualisht në favor të burimeve të tjera të energjisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button