E shantazhoi 22 vjeçaren nga Shkupi se do t’i publikojë fotografi në internet, Policia e arrestoi

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 24 vjeçarin i cili e ka kërcënuar një 22 vjeçare se do t’i publikojë fotografi në internet, transmeton Portalb.mk.

“Në qendrën tregtare në Shkup, punonjësit policorë kanë arrestuar 24 vjeçarin E.A. nga Shkupi pas ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale – shantazh”, deklarojnë nga Policia.

Në sqarimin policore kuptohet që 24 vjeçari ka kërkuar 3000 euro nga viktima, përndryshe do t’I publikojë fotografi në internet. Ky kërcënim është paraqitur në Polici nga 22 vjeçarja, të cilët bashkëpunuan për të kapur të dyshuarin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button