RMV, mësimdhënësi 57 vjeçar ka goditur me hekur një nxënës të shkollës së mesme

Në shkollën e mesme “Ibrahim Temo” në Strugë, një mësimdhënës dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj një nxënësi duke e goditur me hekur, transmeton Portalb.mk.

Lëndimet e nxënësit në kokë i ka konfirmuar për MIA edhe drejtori i Spitalit të Strugës, Armend Arsllani. Ai ka sqaruar që në kokën e nxënësit janë kryer edhe qepje për të vazhduar pastaj për në mjekin shtëpiak.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia, duke konfirmuar që tashmë i dyshuari është arrestuar, ndërsa drejtoresha e kësaj shkolle, Besime Jonuzi, ka theksuar që ky mësimdhënës ka qenë problematik edhe më herët.

Ajo sqaroi që mësimdhënësi është pezulluar dje nga komisioni disiplinor në shkollë, pasi me boks hekuri ka ushtruar dhunë ndaj nxënësit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button