U arrestuan dy shkupjanë për drogë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar 32 vjeçarin A.L. dhe 24 vjeçarin A.L. për shkak dyshimeve për tregti të narkotikëve, transmeton Portalb.mk.

“Në të vërtetë, gjatë muajit dhjetor, të dy personat, me qëllim të fitimit në mënyrë të kundërligjshme të dobisë materiale, janë furnizuar me kokainë dhe heroinë, të cilën në shtëpinë e tyre e kanë ripaketuar në sasi më të vogla për shitje të mëtutjeshme të shfrytëzuesve të drogave narkotike”, sqarojnë nga Policia.

Pas arrestimit, Policia ka paralajmëruar padi ndaj Prokurorisë Themelore Publike në Shkup në bazë të nenit 215, paragrafi 1 nga Kodi Penal. Ndërsa, më herët ishte kryer bastisje në shtëpitë dhe veturat e tyre, ku ishin gjetur të holla dhe narkotikë të ndryshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button