Aleanca për Shqiptarët: Pendarovski në fjalimin vjetor nuk përmendi tendencën e Qeverisë për t’i amnistuar vrasësit

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, në konferencën e tij të mbajtur në Kuvend pas fjalimit të presidentit, Stevo Pendraovski, tha se presidenti në këtë fjalim, nuk përmendi listën e te falurve dhe tendencën e kësaj qeverie për t’i amnistuar vrasësit për shkak që janë bashkëpunëtor të qeverisë, transmeton Portalb.mk.

“E përmendi edhe armatën dhe sukseset si komandant suprem i armatës, por me këtë rast e kujtojmë presidentin si komandant suprem i forcave te armatosura se nga 15 Këshilltarë shtetërorë në Ministrinë e Mbrojtjes vetëm një është shqiptar, nga 16 Udhëheqës sektori asnjë shqiptar. Prej 13 komandantëve të batalioneve dhe 7 qendrave vetëm 3 janë shqiptarë”, tha Snopçe.

Snopçe ta se, e përshëndesin konstatimin e presidentit qe në asnjë mënyrë nuk duhet të privilegjohen ato që nuk e zbatojnë ligjin, që siç tha ai, presidenti pajtohet me atë që kemi persona të afërt me qeverinë të mbrojtur nga pushteti.

“E përshëndesim edhe konstatimin që përputhet edhe me konstatimin e Aleancës për Shqiptarët që edhe migrimi i madh i të rinjve është pasojë e këtyre fenomeneve, sepse siç tha edhe vet presidenti që të rinjtë kryesisht shkojnë në ato vende ku ka drejtësi”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button