Nora Istrefi vs Dafina Zeqiri

Mbrëmë u mbajt një aheng në Sheshin 21, në rast të 40 vjetorit të angazhimeve muzikore të këngëtarit Ramadan Krasniqit-Danit.

Si shenjë respekti ai u nderua me një koncert të vogël nga këngëtarët e estradës sonë.

Përveç fytyrave të njohura publike, në këtë mbrëmje të pranishëm ishin edhe këngëtaret e shumëpërfolura të skenës sonë, Dafina Zeqiri dhe Nora Istrefi.

Si gjithmonë ato dukeshin glamuroze dhe shkëlqenin me pamjen e tyre, por në minutat e dedikuara në skenë, u vërejt mikpritja e fansave.

Edhe pse Nora Istrefi dukej më provokuese, me dekolte të hapur ajo nuk arriti ta ndez atmosferën aq sa arrit këngëtarja Dafina Zeqiri.

Derisa këngëtarja Dafina Zeqiri e bëri publikun të këndoj dhe të vallëzoj, për këngëtaren Nora Istrefi publiku nuk shfaqi interesim, thuajse as që e dëgjoi.

Indeksonline ka realizuar dy video dhe disa foto. Më poshtë mundë të shihni ato.

Lajme të ngjashme

Back to top button