Murinho: Dua fitore, por jam i kenaqur edhe me barazim

Trajneri i Real Madridit Jose Mourinho ka kërkuar maturi nga futbollistët e tij, për ndeshjen e kthimit me Galatën. Madje portugezi vlerëson se do të ishte dëm i madh për ekipin e tij, po të lejonin përmbysjen e rezultatit prej 3-0 nga ndeshja e parë. Mourinho është në kërkim të titulli të tretë të Evropës me tri klube të ndryshme, diçka që nuk e ka bërë asnjë trajner më parë.

“Për ne do të ishte një situatë e rëndë, dhe e tërë bota do të merrej me ne, nëse do të pësonim me një rezultat 4-0, 5-1 apo edhe me penallti. Por edhe nëse pësojmë me rezultat që na dërgon tutje, prapë nuk do të jem i kënaqur. Dua fitore ose së paku një barazim”, ka thënë Mou në Stamboll.

Për këtë duel Realit nuk do t’i luajnë Sergio Ramos dhe Xabi Alonso, të cilët janë ndëshkuar me kartonë në ndeshjen e parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button