Protesta anti-Vuçiç në rrugët e Tiranës

Protestues të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha kanë djegur disa nga flamujt serbë të vendosur në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, në kryeqytet, raporton EN. Flamujt serbë janë vendosur me rastin e vizitës së presidentit Aleksandër Vuçiç në kuadër të nismës ‘Open Balkan’.

Protesta është thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha dhe fraksioni brenda PD që është kundër kryetarit, Lulzim Basha.

Protestuesit e mbledhur para selisë së PD, përveç parullave kundër Vuçiç kanë lëshuar etiketime dhe për kreun e PD duke thirrur “Basha ik”.

Vuçiç gjendet në Tiranë në kudër të takimeve për marrëveshjet që rrjedhin nga iniciativa e bashkëpunimit rajonal ‘Open Balkan’.

Në gatishmëri për mbarëvajtjen e protestës janë rreth 1 mijë efektivë të Policisë së Shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button