Për 2,5 herë është rritur numri i të sëmurëve nga gripi në krahasim me vitin e kaluar, epidemiologët apelojnë për vaksinim më masovik

Periudhën e kaluar po rritet numri i të sëmurëve nga gripi sezonal, por me kovid-teste negative, reagojnë mjekët amë, ndërsa epidemiologët thonë se tani është sezoni i gripit, shkruan sdk.mk, njofton Portalb.

“Gjatë dhjetë ditëve të fundit, ordinancat po na mbushen me qytetarë të cilët kanë nga një ditë temperaturë të lartë, 39-40 gradë, dhe kur bëjnë PCR dhe teste të shpejta dhe marrin rezultat negativ për Kovid-19. Simptomat janë të njëjta të Kovidit dhe gripit dhe për këtë arsye apelojmë për ndërgjegjësim të madh tek qytetarët, të cilët edhe krahas testeve negative nuk duhet të përzihen në grupe të mëdha njerëzish”, thanë disa mjekë amë nga Shkupi.

Drejtori i Institutit për Shëndet Publik (ISHP) dr. Shaban Memeti thotë se kemi situatë të përzierë të kovidit dhe gripit, por është sezoni i gripit.

“Ajo në çka duhet të kenë kujdes, posaçërisht popullata më e moshuar, personat me komorbiditete, është që t’u bëhet anketë e kujdesshme për simptomat, dhe nëse diçka ju duket e dyshimtë, ata të testohen për Kovid-19. Mjekët amë duhet të jenë shumë të kujdesshëm në dhënien e diagnozës. Gjithashtu apeloj, për shkak se ka ngecje në vaksinim, qytetarët të vaksinohen kundër gripit dhe kundër gripit”, tha dr. Memeti.

Vaksinimi kundër gripit sezonal është mbrojtja më efikase nga kjo sëmundje, thonë nga ISHP. Për sezonin 2021/22, Ministria e Shëndetësisë siguroi vaksinë katërvalente falas në sasi të përgjithshme prej 40.000 doza, e de dikuar për grupet prioritare të popullatës. Njëzet mijë doza shtesë të vaksinës katërvalente janë siguruar përmes donacionit nga PIVI.

Në vendin tonë deri tani kundër gripit janë vaksinuar gjithsej 47.978 persona me vaksinë falas ose komerciale.

Sipas raportit të fundit të IshP-së, prej 6 deri 12 dhjetor në vend janë paraqitur 134 raste të paraqitjeve grupore për të sëmurë nga gripi/sëmundje të ngjashme të gripit. Numri i rasteve të regjistruara në javën e 49-të është rritur në krahasim me sezonin vitin e kaluar (kur ka pasur 41) dhe në të njëjtin nivel në krahasim me kurbën sezonale (113). Të sëmurët janë paraqitur në gjashtë qendra për shëndet publik: në Dibër – 58, Gostivar – 31, Ohër – 17, Tetovë – 16, Kumanovë – 10 dhe në Prilep – 2.

Nga të paraqiturit, 62 persona janë të moshës nga 15 deri 64 vjeç, 36 janë fëmijë të moshës nga 5 deri 14 vjeç, 27 janë fëmijë të moshës nga 0 deri në 4 vjeç dhe 9 persona të moshës mbi 65 vjeç. Inicidencë më të madhe (26,0/100.000) janë regjistruar tek më të vegjlit, fëmijë të moshës prej 0 deri 4 vjeç.

Në sezonin 2021/22 numri i përgjithshëm i të sëmurëve është 643, 2,5 herë më shumë në krahasim me periudhën e njëjtë të sezonit tëkaluar (259) dhe 2,1 për qind në krahasim me kurbën tipike sezonale (445). Në mënyrë kumulative, të sëmurët janë paraqitur nga dhjetë qendra për shëndet publik. Numër më i madh i të sëmurëve (277) dhe incidencë më të lartë kumulative (982,6/100.000) është regjistruar në territorin e Dibrës. Lidhur me distribuimin e të sëmurëve sipas grupmoishave, numër më të madh të të sëmurëve janë paraqitur në grupmoshën e cila përfshin pjesën më të madhe të popullatës (nga 15-16 vjeç) – 304 raste (47,3%), ndërsa incidencë më të lartë (159,6/100.000) është regjistruar tek fëmijët e moshës nga 0 deri 4 vjeç (166).

Vaksinimi kundër gripit sezonal për sezonin 2021/2 filloi më 12.11.2021 dhe sipas të dhënave nga Drejtoria pëpr shëndetësi elektronike, nga fillimi i vaksinimit, ndërsa përfundimisht me mbylljen e këtij raporti, janë vaksinuar gjithsej 44.374 persona nga kategoritë e rrezikuara të popullatës me vaksina falas. 11.900 vaksina komerciale shtesë janë furnizuar nga qendra për shëndet publik, si vaksina për popullatën tjetër e cila nuk bën pjesë në këto grupe.

Me vaksinat komerciale janë vaksinuar 3.604 persona. Pjesa më e madhe e të vaksinuarve janë të moshës nga 30-64 vjeç – 2.210 persona ose 61,3%, të moshës mbi 5 vjeç – 1,.124 persona ose 31,2%, ndërsa të moshës nga 15-29 vjeç -125 ose 3,5%, të moshës nga 5-14 vjeç janpë 24 ose 0,7% dhe të grupmoshës nga 0-4 vjeç janë vaksinuar dy fëmijë ose 0,1%. Nga kategoria e punonjësve shëndetësor janë vaksinuar 119 persona. Nuk ka të vaksinuara gra shtatzëna. Nga numri i përgjithshëm i të vaksinuarve, 1.109 persona (30,8%) janë me histori të sëmundjeve kronike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button