Letër e hapur e Zaevit, Ramës dhe Vuçiqit deri te rajoni: I ftojmë fqinjët t’i bashkangjiten Ballkanit të Hapur

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, Zoran Zaev dhe Edi Rama, dërguan letër të hapur për Ballkanin Perëndimor, të cilën e publikoi gazeta “Dan” e Podgoricës, shkruan MIA, njofton Portalb.

Në letrën e përfaqësuesve të shteve të Ballkanit Perëndimor thuhet se Evropa nuk është kontinent, por vizion, se qytetarët e Ballkanit Perëndimor, si pjesë përbërëse e kontinentit dhe vizionit, një kohë më të gjatë janë lënë anash.

“Dëshira e popullit tonë që të pranohet nga anëtaret e BE-së sërish dhe sërish është penguar nga politikat e brendshme të vendeve-anëtare, mospërmbushje të premtimeve të dhëna dhe frikës nga ardhmëria. Ajo rezultoi me shqetësim, jostabilitet, shpërngulje dhe mungesë të investimeve të mëdha”, thuhet në letrën e hapur.

“Ne, si liderë të vendeve tona, mundemi të vendosim të ankohemi për këtë, ose mundemi të vendosim të bëjmë diçka lidhur me këtë. Ne e zgjodhëm të dytën. Në nëntor të vitit 2019 nënshkruam marrëveshje preliminare për stimulim të të ashtuquajturit Proces të Berlinit, kështuqë në duart tona e ndërmorëm bashkëpunimin më të thellë rajonal”, shtohet në letër.

Tre pushtetarët thonë se vizioni i tyre është të tejkalohen barrierat sociale, ekonomike dhe tregtare të cilët e përshpejtojnë rritjen ekonomike në gjithë rajonin, me implementimin e katër lirive evropiane në vendet tona.

“Prej atëherë, sistematikisht takohemi dhe nënshkruajmë marrëveshje të cilat u mundësojnë qytetarët tanë lirshëm të punonjë njëri tek të tjerët, i zvogëluam kontrollet kufitare të cilat do të mundësojnë kalim të mallrave, pothuajse pa anulim, vendosëm mekanizëm për udhëtim të lirë të qytetarëve tanë midis vendeve tona – siç qytetarët e BE-së udhëtojnë midis vendeve të tyre. Iniciativa jonë, e quajtur Ballkani i Hapur, u dëshmua si efikas dhe i dobishëm madje edhe në tejkalim të kohërave të vështira të pandemisë”, thuhet në letër.

Edhe pse iniciativa Ballkani i Hapur deri tani i përfshin vetëm Serbinë, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, nënshkrueset theksojnë se Iniciativa ka qenë, dhe do të jetë e hapur për të gjithë anëtaret e Ballkanit Perëndimor.

“E shfrytëzojmë këtë rast edhe njëherë t’i ftojm fqinjët e tanë t’i bashkohen dhe t’ua ofrojnë qytetarëve të tyre volitshmëritë që ne ua ofrojmë të tanëve. Përmes lirisë së lëvizjes së njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve, bashkëpunimi ynë mund ta nxisë tregtinë dhe rritjen dhe ta lehtësojë jetën e çdo individi në fqinjësinë tonë”, thuhet në letrën e nënshkruan nga Zaevi, Vuçiq dhe Rama.

Gjithashtu, thuhet se, edhe pse “shpesh kanë qenë të dënuar si ‘fuçi baruti’ në Evropë”, si “liderë të përgjegjshëm ata nuk mund të lejojnë që rajoni të futet në makthin nga e kaluara derisa BE-ja nuk është mundësi që të bëjë më shumë për zgjerimin në këtë stadium”.

“Kemi dallimet t ona, nuk dakordohemi për disa çështje politike – por të gjithë dakordohemi se ekonomia dhe katër liritë evropiane janë mënyrë që t’i ndihmojmë rajonit tonë shpresë dhe paqe të përhershme, potencohet në letër, në të cilën shtohet se !Ballkani i Hapur nuk është çmim ngushëllues në vend të anëtarësimit në BE, por , përkundrazi, hap i madh drejt saj”.

“Siç Komuniteti për qymyr dhe çelik e lindi Bashkimin Evropian pas Luftës së Dytë Botërore, shtu edhe Ballkani i Hapur do të mbetet në kujtim si kthesë që i afroi popujt e tanë deri në BE – dhe anëtarësimi i plotfuqishëm në bllokun më të madh tregtar në botë, shkruan në letrën e hapur.

Nënshkruesit theksojnë se më shumë liderë evropian dhe administrata amerikane tanimë e kanë shfaqur mbështetjen e tyre, për çka janë falënderues. Shtohet se sipërmarrës, bujq dhe studentë nga i gjithë Ballkani Perëndimor gjithashtu e kanë shfaqur mbështetjen e tyre dhe i kanë inspiruar.

“Tani e gjithë BE-ja, si e tillë, duhet të kyçet në mbështetje të plotë për Ballkanin e Hapur dhe t’i inkurajojë fqinjët e tanë në inkluzivitet të plotë në iniciativën tonë, nga nevoja deri në aksion. Ka ardhur koha që popujt dhe njerëzit në rajon të bashkohen për ardhmëri më të mirë të përbashkët. Ajo e cila ofron stabilitet, paqe dhe standard më të mirë jetësor për të gjithë. Ardhmëria që ngritet mbi grindjet nga e kaluara e cila fëmijëve tanë u jep shpresë në shtetet në të cilat meritojnë të jetojnë”, konkludohet në letrën e hapur të presidentit të Serbisë dhe kryeministrave të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për Ballkanin Perëndimor, të cilën e transmeton gazeta “Dan” nga Podgorica.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button