Ashton ofron edhe një mundësi

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë ofruar mbështetjen e mundshme lehtësueses së dialogut, baroneshës Catherine Ashton.
Burime diplomatike i kanë thënë gazetës “Tribuna”, se kontaktet mes Washingtonit dhe Brukselit janë intensifikuar dhe brenda pak ditësh do të vendoset për formatin e një takimi të ri mes palëve në Bruksel, ku do të jenë të pranishëm edhe zyrtarë të lartë amerikanë. Reagimi vjen pas zyrtarizmit të refuzimit të marrëveshjes nga pala serbe.

Serbia ka refuzuar propozimet “finale” të Ashtonit të bëra në takimin e fundit mes palëve në Bruksel.

Qëndrimi dhe e gjithë sjellja e Serbisë karshi marrëveshjes “ka irrituar” diplomatët evropianë, të cilët po e vlerësojnë viktimizimin serb karshi marrëveshjes si stisje, por i kanë sugjeruar baroneshës që t’i vazhdojë përpjekjet. Për më shumë, ata po i vlerësojnë tetë rrethet e bisedimeve edhe si dështim i madh i baroneshës Ashton.

Rëndësia e marrëveshjes por edhe presioni mbi të, ka bërë që Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, t`i bëjë thirrje palës serbe edhe për një mundësi.

“Shpreh keqardhje për vendimin e Qeverisë së Serbisë që t’i refuzojë propozimet dhe u bëj thirrje që të bëjnë edhe një përpjekje të fundit që të arrihet një marrëveshje për të mirën e popullit të tyre”, ka thënë ajo në një mesazh të shkurtër.

Lajme të ngjashme

Back to top button