Majko: Koalicionin PS-LSI e thirri në skenë historia

Krahas turit të prezantimit të programit të saj në Shqipëri, Partia Socialiste ka vijuar organizimin e takimeve në vendet ku janë të përqendruar emigrantët shqiptarë për të kërkuar votat e tyre.

Një nga takimet ka qenë dhe ai i zhvilluar nga deputeti Pandeli Majko dhe Sekretari për Rininë dhe Emigracionin Erjon Veliaj në qytetin e Larisës, ku shpalosën programin e Rilindjes për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të qershorit.

Deputeti Majko theksoi se është domethënëse që në ditën e 7 prillit, një ditë krenarie për të majtën që luftoi fashizmin, të kujtojmë se edhe tani roli i saj është të rilindë Shqipërinë, ndaj dhe vota e emigrantëve është e rëndësishme. Ish-kryeministri nënvizoi rëndësinë e zgjedhjeve të përgjithshme duke u shprehur se me votën e tyre, emigrantët do të vendosin fatin e Shqipërisë dhe të ardhmes së tyre. “Në 23 qershor nuk do të vendoset thjesht fati i PS-së, do të vendoset fati i Shqipërisë.

Duhet të vini në Shqipëri, jo me një votë për PSnë, por me një plan për Shqipërinë”, tha deputeti i PS-së, Majko. Gjatë bisedës me emigrantët, deputeti socialist komentoi dhe koalicionin e ri me Lëvizjen Socialiste për Integrim duke shprehur bindjen për fitoren e së majtës. 

Lajme të ngjashme

Back to top button