Është arrestuar komandanti i dikurshëm i ish-njësitit “Luanët”

Policia ka arrestuar dje ish-komandantin e njësitit të shpërbërë “Luanët” dhe mbrojtësin maqedonas, Goran Stojkov për shkak të veprës penale keqpërdorim detyre, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB-ja informuan se ai po ndiqej për vuajtje të dënimit me një vit burg dhe për të është lëshuar fletarrest qendror.

“Me datë 16.12.2021 në ora 16:15, zyrtarë policorë nga ekipi operativ afër pompës së benzinës në “Blv.Srbija” në Shkup kanë arrestuar G.S. (51) i lindur në Strumicë, ndërsa me adresë banimi në Shkup, i cili kërkohej me urdhërarrest të Gjykatës Themelore-Shkup 1 neni 353 paragrafi 3 i Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë për vuajtjen e dënimit me burg prej një viti”, thonë nga MPB.

Stojkov u lirua nga burgu në vitin 2016. Për rastin “Spiuni” ai u dënua me 9 vite burg dhe me vendim të Gjykatës së Apelit dënimi i tij u ul në 3 vite e 3 muaj burg.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button