Debat publik: Komunat premtojnë formimin e këshillave rinorë lokalë

Kryetarët e rinj të komunave të Shkupit premtojnë themelimin e këshillave rinorë lokalë, të cilët me Ligjin e ri për pjesëmarrje rinore dhe politika rinore do të duhet të themelohen në nivel lokal. Shoqata “Rinia mundet” dje organizoi debat publik për zbatimin e këtij ligji, ku morën pjesë kryetari i Aerodromit Timço Mucunski, kryetari i Komunës Gazi Babë Stefkovski dhe përfaqësuesja e Kisella Vodës, Pavlina Ribarska, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

Gjatë debatit publik, të rinjtë e pranishëm patën mundësi të shohin se sa është ligji, për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore, në fokusin e kryetarëve të rinj të komunave Aerodrom, Gazi Babë dhe Kisella Vodë.

“Me kënaqësi mund të them se komuna e Gazi Babës është e para nga komunat e Shkupit që e ka filluar procedurën për themelimin e këshillit rinor lokal, qëllimi i të cilit është që të gjithë të rinjtë të përfshihen në procesin e vendimmarrjes”, tha kryetari i komunës Gazi Bab;, Boban Stefkovski.

Kryetari i Komunës Aerodrom, Timço Mucinski, tha se komuna duhet patjetër të ofrojë shfrytëzimin e duhur të mjeteve buxhetore që janë të dimensionuara për të rinjtë.

“Ne duhet t’i shpenzojmë ato fonde ashtu që do të krijojnë efekte. Jam i bindur se ajo që mund të bëjë komuna është të ndërtojë infrastrukturë, të sigurojë një lokacion të mirë dhe të punojë me komunitetet rinore, komunitetin e biznesit dhe akademinë”, tha ai Timço Mucinski.

Përfaqësuesja e komunës Kisella Vodë, Pavlina Ribarska tha se kryesia e re e komunës është në proces të përgatitjes së rithemelimit të këshillit rinor, i cili do t’i përfaqësojë të drejtat e të rinjve dhe do t’i delegojë nevojat e tyre.

“Këshilli rinor do të bashkëpunojë ngushtë me këshillin komunal”, tha përfaqësuesja e komunës Kisella Vodë, Pavlina Ribarska.

Nga Shoqata “Rinia mundet” thonë se në periudhën e kaluar është hapur tema e ligjit për pjesëmarrjen rinore dhe politikat rinore dhe atë se sa komunat i respektojnë rregulloret ligjore.

“Si konkluzion përfundimtar i diskutimit, u shfaq nevoja që secila komunë t’i kushtojë vëmendje të veçantë të rinjve dhe të mundësojë realizimin e të gjitha aktiviteteve të parashikuara me ligj. “Kanë kaluar gati dy vjet nga afati ligjor, por ndryshime të mëdha në drejtim të krijimit të qendrave dhe këshillave rinore lokale nuk janë vënë re”, thonë nga ShoqataRinia mundet”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button