Francë, u zbuluan 11 mijë “licenca të falsifikuara shëndetësore Covid-19”, u arrestuan 400 persona

Në Francë u zbuluan 11 mijë licenca të falsifikuara shëndetësore gjatë inspektimeve për licencën shëndetësore, e cila është bërë e detyrueshme në vend për shkak të pandemisë së Covid-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Punëve të Brendshme i Francës, Gerald Darmanin, në deklaratën për kanalin France 2 tha se janë shtrënguar kontrollet për shkak të rritjes së numrit të rasteve me Covid-19 në vend.

Në kontrollet e bëra në këtë kuadër janë zbuluar rrjete që lëshojnë licenca të falsifikuara shëndetësore, tha ai, duke shtuar se zyrtarët kanë sekuestruar 11 mijë licenca të falsifikuara shëndetësore si dhe kanë arrestuar 400 persona.

Darmanin tha se nuk do t’i padisin ata të cilët kuptojnë gabimin e tyre.

Në kuadër të licencës shëndetësore e miratuar nga Këshilli Kushtetues i Francës më 5 gusht dhe i cili hyri në fuqi më 9 gusht; kërkohet dokumentimi i përfundimit të vaksinimeve kundër Covid-19 për hyrje në ambiente të mbyllura, restorante, kafene, kinema, muze dhe parqe argëtimi me një kapacitet prej më shumë se 50 personash, sigurimi i rezultatit negativ të testit PCR të kryer në 72 orët e fundit ose dëshmi se është shëruar nga sëmundja në 6 muajt e fundit.

Në kuadër të zbatimi gjithashtu ishte kërkuar nga personeli shëndetësor dhe zjarrfikësit detyrim për vaksinim ndaj Covid-19 deri më 15 shtator. Kjo praktikë u protestua në të gjithë vendin me demonstrata të ndjekura nga qindra mijëra njerëz për javë të tëra.

Sipas të dhënave të fundit në vend është rritur për 6,7 për qind shkalla e daljes pozitiv të testeve Covid-19.

Numri i rasteve pozitive në vend ka shkuar në 8,39 milionë, kurse deri më tani kanë humbur jetën 120.983 persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button