Qeveria e RMV: Po krijohen kushte për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor

Zëdhënësit e Qeverisë, Dushko Arsovski dhe Muamet Hoxha, në konferencën e sotme për shtyp informuan në detaje për konkluzat dhe vendimet e miratuara në mbledhjen e djeshme të 127-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe u përgjigjën në pyetjet e gazetarëve dhe pyetjeve në interes të opinionit, transmeton Portalb.mk.

Në mbledhjen e djeshme të rregullt, Qeveria ka miratuar Vendim për shpalljen e një pjese të Maleshevës për zonë të mbrojtur në kategorinë V – Zonë e mbrojtur dhe kjo përfshin sipërfaqen e zonës së ardhshme të mbrojtur  zona e mbrojtur – Maleshevë është 11460.89 hektarë me tri zona të zonës së mbrojtur për mbrojtjen dhe promovimin e natyrës.

Zëdhënësit kumtuan edhe detaje për  miratimin e Informacionit  për konstituimin e Komitetit për Negociata dhe ekipin negociator për implementimin e projektit për ndërtimin e  infrastrukturës së Korridorit  dhe Korridori 10 D në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Gjithashtu, Qeveria do të kërkojë nga Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut që për anëtar të këtij Komiteti të nominoj edhe një përfaqësues të partisë më të madhe opozitare.

Dje Qeveria miratoi  tekstin e Marrëveshjes për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor. Pas ratifikimit të kësaj marrëveshje nga Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia, kjo marrëveshje do t’u mundësojë qytetarëve të këtyre tre vendeve të lëvizin dhe të punojnë lirshëm në secilën prej tyre.

Marrëveshja për kushtet për qasje të lirë në tregun e punës në Ballkanin Perëndimor është rezultat i nismës “Ballkani i Hapur”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button