Borxhi i Komunës së Tetovës mund të shihet në billborde
Borxhi i Komunës së Tetovës i cili është mbi 24 milion euro tani mund të shihet edhe nga qytetarët pasi i njëjti është ngjitur edhe në billborde, transmeton Portalb.mk.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami me 30 nëntor e publikoi borxhin e komunës, ku njoftoi se ky borxh do të vendoset edhe në billborde, por kjo u bë pas dy javëve, gjegjësisht sot.
Në infografikun e poshtëm mund të shihet borxhi i Komunës së Tetovës, ndërmarrjeve publike dhe shkollave.
Për atë se kujt dhe sa i ka borxh Komuna e Tetovës, ndërmarrjet dhe shkollat të dhënat mund të shihen në tabelën më poshtë të përgatitur nga Portalb.mk.
- LEXO: KEMM: Ankesa ndaj artikullit të Portalbit për borxhin e Komunës së Tetovës është e pabazë
- LEXO: Tetovë, ja çfarë propozuan këshilltarët komunal për borxhin prej 24 milionë eurove
- LEXO: Kasami: Borxhin prej 24 milionë eurove të Komunës së Tetovës mund ta shihni në sheshin Iliria (VIDEO)
- LEXO: Borxhi i komunës së Tetovës është mbi 24 milionë euro (Infografik)