Kërçovë, FRI – në vazhdën e aktiviteteve humanitare

Me rastin e ditës ndërkombëtare të shëndetsisë FRI, dega në Kërçovë në bashkëpunim me organin komunal të Kryqit të Kuq dhe Entit për transfuziologji organizoi aktivitet për dhurimin e gjakut. Ky akt humanitar është i pari i këtij lloji duke kujtuar që vitet e kaluara për ditën ndërkombëtare të shëndetsisë, FRI ka pasur aktivitete të llojeve të tjera.

“FRI çdoherë ka organizuar aktivitete humanitare ndërsa këtë vit, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq vendosëm që vullnetarisht të dhurohet gjak. Duke u bazuar edhe në ajetet kuranore, dhurimi i gjakut është një akt shumë i vlersuar humanitar dhe dhuruesi do të shperblehet edhe prej Zotit.” – tha Muhamed Mehmedi, kryetar i degës së FRI në Kërçovë.

Përveç aktivistëve të FRI-së dhe qytetarëve vullnetar, gjakë dhuroi edhe kryetari i ri i këshillit të Komunës së Kërçovës, Qamil Aliu, i cili tha: “Ky është vetëm njëri prej aktiviteteve me karakter humanitar  të FRI-së të cilët kam pasur rastin t’i ndjek njëkohësishtë është një prej aktiviteteve që unë vlersoj më shumë. Kanë mbështetur fjalët e Kuranit ku thuhet se të shpëtosh një jetë njeriu do të thotë të shpëtosh njerzimin. Shpresojm që gjaku që ne dhuruam të shpëtoj dikë që vërtetë ka nevojë për këtë”

Për ditën ndërkombëtare të shëndetsisë, ditët që kaluan, FRI ka organizuar edhe ligjerata mjeksore të cilat kanë për qëllim që të paralajmërojnë njerzit se si të mbrohen nga sëmundjet më të shpeshta të viteve të fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button