Kapixhik numër 1

Darko Janevski, koment i redaksisë Zagreb- “Qyteti i triumfit dhe të thjeshtëve”, Dnevnik
Janevski e komenton reportazhin e gazetarit kroat Jurica Paviçiq të botuar në ditoren e Zagrebit Jutarnji list ( Kroaci), i cili e kritikon projektin Shkupi 2014, pse është shfaqur mu ditën e shtunë, në heshtjen zgjedhore. Potencon se nuk është rastësi që mediumet kroate disa herë habiten nga Shkupi i ri, dhe thotë se nuk ia vlen “të sqaroheni me dike atje prej Kroacie”, dhe në fund u bën thirrje kritikëve të Shkupi 2014 që publikisht ta japin mendimin e tyre.

Dimitar Grumar, kolumna “Gjuha nuk është lopatë”, Dnevnik
Grumar merret me dyfytyrësinë politike dhe gjuhën si mjet të saj. Duke përkujtuar thënien popullore se kafshët mbahen për kapistër e njerëzit për fjalë, kolumnisti  i krahason qëndrimet e kryesorëve partiake të LSDM për Stevço Jakimovskin deri sa ishte anëtar i tyre dhe më vonë, kur u bë kundërkandidat i kësaj partie për Karposhin.

Sotir Kostov, kolumna “Ëndrra e keqe e LSDM’së me realitet edhe me të keq”, Dnevnik 
Kostov pretendon se problemi i LSDM është dioptria  e ideologjisë së rreme. Sipas tij, disfata e LSDM si shtesë e tjerave që po zgjasin një dekade, është shkaku se pse kjo parti nuk u është përmbajtur principeve parimore të socialdemokracisë (liri, barazi, solidaritet).

Daut Dauti, kolumna  “Mendo globalisht- vepro lokalisht”, Dnevnik
Dauti meret me profilin e zgjedhjeve aktuale, saktësisht, promovimin e politikës së lartë me qëllime të larta, me retorikë të përshtatshme të asaj natyre, e për nevoja lokale. Duke dëshiruar koalicione të partive me përkatës të etniteteve të ndryshme, Dauti potencon se përkundër politikës së lartë, jeta po zhvillohet në lagje, tregje, fshatra dhe fusha, dhe se fjalët e mëdha nuk i zgjedhin dot ato probleme.

Erol Rizaov, kolumna “Ditë e shëmtuar historike”, Utrinski Vesnik
Rizaov përkujton se në ditën e sotshme, 8 prill të vitit 1993, Maqedonia u bë anëtare e KB, nën referencën FIROM. Pavarësisht nga ky fakt, për Rizaov kjo date është me rëndësi dhe konsideron se historia një ditë do ti vendosë gjërat aty ku takojnë.

Georgi Konstantinovski, kolumna “ Madhështorët”, Utrinski Vesnik
Profesori dhe arkitekti doajen Konstantinovski bën vivisektimin e përmendoreve dhe objekteve të projektit Shkupi 2014, e të cilat duhet të pasqyrojnë madhështi ndërsa rezultati është i kundërt – arkitekture fasadash. Sa i përket atij kjo është kuazi- arkitekturë e cila me ndihmë të teknikës kompjuteristike vjedh aplikime prej stileve të ndryshme historike dhe ia ngjisin konstruksionit bazë.

Arsim Zekolli, kolumna” E tani diçka krejtësisht ndryshe”, Utrinski Vesnik
Zekolli thot se mediumet – e jo pozita e tashme, opsionet e treta opozitare të paralajmëruara, e as sektori i stërfrikuar joqeveritar – janë emëruesi i vetëm për bashkimin e qytetarëve. Në kushte kur legjitimiteti i demokracisë përfaqësuese është thellë i kontaminuar nga dhuna dhe korrupsioni, mediumet janë ato të cilat mundet ta kthejnë normalitetin dhe të nxisin politika të reja, reflektime dhe paraqitje.

Aljosha Simjanovski, kolumna “TVM dhe mentaliteti soditës”, Utrinski Vesnik
Simjanovski  pretendon se produksionet e fundit me dizajn modern dhe serioz dhe obligimet e servisit publik në pjesën informative nxisin shpresë për zgjimin e gjigantit te fjetur të mediumit. Sipas tij, lajmet më të balansuara nuk jane atraktive për të ashtuquajturin mentalitet soditës të shoqërisë.

Natasha Boshkovska – Zlatkova, koment i redaksisë ,,Sa kushton një licencë mjekësore falso” , Nova Makedonija
Duke u kthyer kah rasti i mjekes kur mjekja me diplomë dhe licencë të rreme nuk ia shpëtoi jetën një njeriu të ri, komenti  pikëson se edhe perkrah kritereve të shprehura në shëndetësi, ndodhi që mjekja falso të jetë e angazhuar në ndihmën e shpejtë, pa prova dhe testime paraprake për profesionin e saj.

Biljana Vankovska, kolumna “ Misteri – puzzle regjional” , Nova Makedonija
Vankovska e analizon “Rugovën” maqedonas, i cili angazhohet për dy- tre Maqedoni dhe shoqëri paralele. Për Vankovskën, ndarja sipas etnitetit është proces i kryer, nuk ka mure, por janë mjaft të thella sa për të ditur kush nga anon.
Vendosja e Maqedonisë në pako joprincipiele regjionale me politikë shkopi dhe karota është llogaria  të cilën Gruevski së shpejti do ta paguan për shkak të lëshimit dhe mosmarrjes veprim kundër rasteve që ndodhën muajve të kaluar.

Kapixhik është projekt i përbashkët i “Nisma’’ dhe “Metamorfozis”.

Lajme të ngjashme

Back to top button