Çmimi shtetëror “Mito Haxhivasilev-Jasmin”, fituesve do t’iu ndahet më 21 dhjetor

Tosho Filipovski, Tomisllav Kezharovski, Adelina Marku dhe Marjanço Nikollovski janë fituesit e sivjetmë të çmimit shtetëror “Mito Haxhivasilev-Jasmin”, transmeton Portalb.mk.

Filipovski, i cili viteve të fundit ka publikuar disa vepra për muzikën rock maqedonase, dhe gazetari Kezharovski marrin çmimin për arritje në fushën e publicistikës, kurse Marku dhe Nikollovski në fushën e gazetarisë. Çmimi Jasmin nuk është ndarë në dy vitet e fundit.

Çmimet do të ndahen më 21 dhjetor në sallën e kristaltë të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button