Tetovë, debat për dialog shoqëror dhe promovim i doracakut për të drejtat e punëtorëve në RMV
Sot në hapësirat e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL), organizata Multikultura organizoi debat për dialog shoqëror me qëllim që me çdo përpjekje të investohet në zhvillimin dhe avancimin e mëtejshëm të dialogut social në shoqëri, transmeton Portalb.mk.
Diskutimi u fokusua në dialogun shoqëror, në nivel lokal dhe nacional, si një rol thelbësor në formësimin e politikave ekonomike, të punës dhe sociale që nxisin konvergjencën në rritje të kushteve të jetesës dhe punës.
Gjithashtu u promovua edhe Doracaku për të drejtat e punëtorëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut, i cili paraqet një përmbledhje të detajuar të legjislacionit pozitiv të punës mbi të drejtat e punëtorëve, përgatitur nga Doc.Dr.Arta Selmani- Bakiu.
Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit “Promovimi dhe përforcimi i dialogut shoqëror”, i financuar nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetur nga Qeveria Suedeze