U shpallën fituesit e gaming ngjarjes “A1 Game Fest”

Përfundoi ngjarja e madhe gejming “A1 Game Fest” që u mbajt këtë fundjavë në East Gate Mall në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Ngjarja në organizim të A1 Maqedon dhe GG.mk përfshinte gara në video-lojërat CS: GO, Dota 2, Tekken 7, FIFA22, si dhe gara Cosplay. Admiruesit e gejmingut të premten dhe të shtunën patën mundësinë t’i ndiqnin ndeshjet drejtpërdrejt në East Gate Mall, si dhe online në shërbimin “Twitch”.

Fituesi i FIFA22 është ekipi i Djajve të Kuq. Trofeun në ndeshjen CS: GO e fitoi me meritë GODMODE, Mystique fitoi në Dota 2, ndërsa vendin e parë në Tekken 7 e fitoi Renion.

Në ndeshjen Cosplay fitorja i takoi Sara Trajkoskës.

Një nga ngjarjet më të mëdha të e-sport në vend, “A1 Game Fest”, u mbajt për të katërtën herë këtë vit. Krahas çmimeve në të holla, për garuesit dhe shikuesit u ofruan surpriza dhe dhurata shtesë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button