Spaskovski: Mandatari do të vendosë nëse edhe më tej do të jem në krye të MPB-së

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nuk dëshiron të spekulojë nëse do të jetë në krye të kësaj ministrie edhe në qeverinë e re. Për atë, do të vendosë lideri i ri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili duhet të jetë edhe mandatar për përbërjen e qeverisë së re, transmeton Portalb.mk.

“Kjo nuk është pyetje për mua, por për mandatarin, i cili do të vendosë për atë. Unë jam i përkushtuar të punojë atë që duhet të punojë. Mandatari do të vendosë për atë se kush do të jenë kandidatët e tij për pozitat drejtuese”, tha Spasovski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve gjatë vizitës në Probishtip.

Zëvendësministri aktual për Financa, Kovaçevski u zgjodh për lider të ri të LSDM-së, ndërsa pritet që, pasi u sigurua shumicë e re parlamentare, të zëvendësojë Zoran Zaevin në funksionin e kryeministrit.

LEXO: Dimitar Kovaçevski u zgjodh për kryetar të ri të LSDM-së, bëri thirrje për unifikim të partisë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button