Dhjetë automjetet që po kryenin transportin publik në Tetovë dhe Gostivar ishin në gjendje jo të rregullt

Policia e Maqedonisë së Veriut gjatë kontrolleve të realizuara sot në Tetovë dhe Gostivar, ka arritur të identifikojë dhjetë automjete që kryenin transport publik në gjendje jo të rregullt, transmeton Portalb.mk.

“Punonjësit policor nga SPB Tetovë, sot nga ora 8 deri në ora 13 kanë realizuar kontrolle të veturave që kryejnë transporti publik të udhëtarëve, shumica autobusë dhe kombi”, njoftojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Pesë automjete ishin nga Tetova ndërsa pesë nga Gostivari, tek të cilët është hasur sistem jo i rregull i frenimit, regjistrim dhe kontrolle teknike jo të rregullta.

“Gjatë kontrolleve, gjithashtu u dënuan edhe dhjetë shkelje tjera të komunikacionit”, njoftojnë nga Policia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button