Bark i fryrë? Mësoni si të mos ‘hani’ ajër

Kur barku është i fryrë, krijon bezdi dhe shpesh për këtë fajin e ka akumulimi i gazrave, i cili vetëm 20% të rasteve shkaktohet prej ushqimeve, pjesa tjetër është për faj të ajrit që thithim duke folur apo duke ngrënë.

Ja disa këshilla për të ndjekur në mënyrë që të shpëtoni prej këtij problem:

1. Mos ha ushqim shpejt, përtyp ngadalë sepse duke nxituar rrezikon të gëlltisni edhe ajër.
2. Shmangni të folurën duke ngrënë.
3. Mundohuni të mos përtypni sa më gjatë çamçakëz.
4. Tensioni ju bën të gëlltisni më shpesh ajër, prandaj nëse jeni të stresuar, mësoni të qetësoheni, duke bërë joga për shembull.
5. Të bëni dy hapa ju ndihmon, sepse një e ecur e shkurtër favorizon tretjen.
6. Jo vetëm cigarja i bën keq shëndetit, por thithja e tymit ju shton formimin e ajrit në bark.
7. Kur problem është i shpeshtë, atëherë duhet të përdorni produkte me bazë karboni që ndihmon në shfryrjen e gazrave.
8. Fryrja e barkut mund të shfaqet edhe prej stresit. Prandaj është mirë që të bëni një vizitë te mjeku për të shmangur çdo sëmundje.

Lajme të ngjashme

Back to top button