SHBA, 13-vjeçari vret motrën me lëvizje wrestling-u

Një 13-vjeçar amerikan, i apasionuar pas wrestling-ut, ka vrarë motrën 5-vjeçare duke imituar lëvizjet e idhujve të tij që japin spektakël në televizion.

Djaloshi e ka përplasur disa herë vogëlushen në krevat, e ka goditur me grushta në stomak dhe është hedhur mbi të për ta goditur me bërryl, njësoj siç bëjnë yjet e mundjes së lirë. Pasi e ka rrahur për tre minuta dhe pasi vajza nuk merrte më frymë, 13-vjeçari lajmëroi urgjencën.

Mjekët nuk mundën ta shpëtonin pasi vajza kishte disa brinjë të thyera, dëmtim të rëndë në veshka dhe hemorragji të brendshme.

WWE, federata që organizon ndeshjet e mundjes së lirë, i shprehu ngushëllimet familjes amerikane, por nuk pranoi që për këtë episod tragjik të fajësohej industria e wrestling-ut, shkruan TCH.

“Në raste të tilla është për t’u fajësuar mungesa e mbikqyrjes së fëmijëve nga prindërit e tyre”, shkruhet në komunikatën e WWE. Dy fëmijët kanë qenë të vetëm në shtëpi kur ka ndodhur ngjarja e rëndë.

Lajme të ngjashme

Back to top button