ANALIZË: “Lista e borxhlinjve” – spitale, shkolla, resorë me dhjetëra milionë euro – detyrime të prapambetura dhe të papaguara!

Në fund të tremujorit të tretë ekonomik, pesë ministri kanë raportuar detyrime të prapambetura dhe të papaguara në vlerë prej mbi 300 mijë euro dhe gjithsej 15 resorë janë në listën e re “të borxhlinjve” të publikuar nga Ministria e Financave. Lista përfshin sërish një numër të madh të institucioneve shëndetësore, spitale, klinika, shkolla, institucione kulturore. Portalb.mk tashmë ka publikuar borxhet e vonuara të agjencive shtetërore, kompanive shtetërore, komunave, ndërmarrjeve publike.

Nëntë ministri me detyrime të prapambetura dhe të papaguara në vlerë prej 3.5 milionë euro!…

Nga ministritë, Ministria e Kulturës ka shumën më të madhe të borxhit të prapambetur dhe të papaguar prej 860.600 euro, ndërsa Ministria e Drejtësisë ka borxhe të prapambetura dhe të papaguara prej 573.100 euro, Ministria e Punëve të Jashtme 486.500 euro, Ministria e Arsimit dhe Shkencës në fund të tremujorit të tretë ka raportuar detyrime të prapambetura në shumën 452.000 euro, Ministria e Shëndetësisë 295.500 euro, Ministria e Ekonomisë 202.000 euro, Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës 184.500 euro, kurse Ministria e Bujqësisë ka raportuar detyrime të prapambetura dhe të papaguara në shumë prej 184.300 euro. Edhe Ministria e Punëve të Brendshme  ka raportuar detyrime në vlerë prej 171.600 euro, ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka detyrime të prapambetura dhe të papaguara prej 90.500 euro.

Me borxhe më të ulëta se 30.000 euro janë Ministria e Mjedisit Jetësor, Ministria e Sistemit Politik, Ministria e Financave, Ministria e Ekonomisë-Byroja e Metrologjisë dhe Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.

Totali i detyrimeve – fatura të prapambetura dhe të papaguara të institucioneve shëndetësore publike në tre muaj është 62.1 milionë euro – krahasuar me tremujorin e dytë ato janë rritur për rreth 1.5 milionë euro.

Konkretisht, ndër klinikat universitare në vend me shumat më të larta të borxheve janë ISHP Klinika Universitare për Gjinekologji dhe Obstetrikë me detyrime të prapambetura prej 3,5 milionë euro, Klinika Universitare për Kirurgji Torakale 2,7 milionë euro dhe Klinika Universitare për Hematologji, ndërsa ISHP Klinika Universitare e Neurologjisë ka raportuar detyrime në vlerë prej rreth 2.2 milionë euro.

Lista e borxhlinjve përfshin spitale nga pothuajse të gjitha qytetet e vendit.

Vetëm spitalet e Kumanovës, Ohrit, Manastirit, Strugës dhe Kërçovës së bashku me Spitalin e Qytetit të Shkupit 8-Shtatori raportuan gjithsej detyrime të prapambetura dhe të papaguara në fund të tremujorit të tretë në vlerë prej 16.400.000 euro.  Borxhe kanë edhe institucionet e kulturës – gjegjësisht IN “Teatri i Dramës” Shkup ka raportuar borxh në shumë prej 90.000 euro, IN “Teatri Shqiptar” Shkup 37.600 euro, ndërsa IN “Teatri Komedia” – Shkup kishte detyrime të vonuara dhe të papaguara në shumën prej 15.500 euro. Katër teatro të tjerë raportuan se në fund të tremujorit të tretë kishin detyrime të prapambetura që nuk ishin paguar në kohë.

Nga kompanitë më të mëdha shtetërore dhe shoqëritë aksionare, borxhe në vlerë prej 1,4 milionë euro ka raportuar SH.A. “Posta e Maqedonisë” – Shkup, pastaj SH.A. “ELEM” – Shkup 1,4 milionë euro, NP “MRT” – Shkup ka detyrime të papaguara në vlerë prej 3.7 milionë euro  dhe SH.A. në pronësi shtetërore për ndërtimin dhe menaxhimin e hapësirës banesore dhe afariste ka 2.3 milionë euro borxh.

Në listën e borxhlinjve në mesin e “50 borxhlinjve më të mëdhenj” ende janë një numër i madh i komunave me miliona borxhe të raportuara – Tetova, Ohri, Gostivari, Karposhi, Dellçeva, Struga, Kavadari.

Në listën e fundit të borxhlinjve, detyrime të prapambetura dhe të papaguara janë raportuar nga 816 subjekte shtetërore nga sektorë të ndryshëm në vlerë të përgjithshme prej 329.4 milionë euro, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit vërehet zvogëlim i borxheve për 2,5 milionë euro, para së gjithash për shkak të uljes së borxheve të ndërmarrjeve publike dhe kompanive shtetërore. Rritje të detyrimeve të prapambetura dhe të papaguara ka te komunat, ndërmarrjet publike komunale, në shëndetësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button