Aeroporti i Shkupit, gjithandej në ujë! (FOTO)

Moti i keq që kaploi vendin, ka krijuar një ‘liqen’ në hyrje të Aeroportit të Shkupit. Si që duket nga fotografia, veturat mezi kalojnë nga sasia e ujit që është akumuluar si pasojë e të reshurave intensive të cilat, sipas Drejtorisë e Punëve Hidrometeorologjike, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

Edhe nesër do të kemi bubullima të shpeshta dhe me reshura të shiut. Pritet që të ketë shkarkime të forta elektrike, erë të fortë dhe breshër, thonë nga DPH.

Deri në fund të javës do të ketë vranësira dhe të reshura të shpeshta të shiut, bubullima në disa vende dhe rënie të temperaturës, e cila në mesin e javës do të sillet prej 20 deri në 28 gradë celsius.

Nga DHPM rekomandojnë në rast të shkarkimeve elektrike, mos të qëndrohet në vende të hapura dhe afër drunjve.

Lajme të ngjashme

Back to top button