Qentë e Gostivarit shëtisin nëpër Dibër

Policia e Dibrës gjatë një aksioni arriti të ndalon një kamion me qen që transportoheshin për në Dibër.Kamioni  kishte me vete qen që i transportonin nga qyteti i Gostivarit. Me këtë rast policia e Dibrës dhe inspektori veteriner ka ndërmarrë masa kundër personin që transportonte qen, i cili ka shkelur ligjin. 

Personi në fjalë dënohet për thyerje të ligjit  kundër shëndetit dhe mbrojtjes së kafshëve, pasi nuk kishte dokumentin përkatës, përkundrazi ilegalisht transportonte qen në Dibër.

Dukuria e shpeshtë e pranisë së qenve në Dibër vjen si pasojë e transportimit të tyre nga vendet e ndryshme të Maqedonisë me ç’ rast ka shkaktuar edhe shqetësim tek qytetarët dibran. /Portalb

 

Lajme të ngjashme

Back to top button