Shtëpitë që sakatosin bulevardin Ilinden në Tetovë

Dy shtëpi në mes të rrugës janë duke qëndruar shtatë vite duke lënë kështu Bulevardin e Ilindenit në Tetovë të sakatosur. Aktualisht është duke u zhvilluar një proces gjyqësor në lidhje me ta, andaj shumë informata nuk mund të bëhen publike për shkak të procesit në fjalë.

Këta shtëpi presin një kompensim dhe zgjidhje nga Komuna e Tetovës, presin që një kryetar komunë të gjejë një zgjidhje për t’ua dhënë hakun e merituar. Jozyrtarisht thuhet se shtëpia ka tre pronarë vëllezër që janë në konflikt mes veti.  

Shtëpitë janë duke qëndruar aty nga viti 1938 dhe kjo gjë mund të shihet nga vetë fotografitë.

Edhe pse nuk arritëm të marrim një prononcim  nga pronarët e shtëpive, kuptuam se këta shtëpi presin një kompensim për dislokimin e tyre, ndërsa kompensimi që u jepet nga ana e komunës, nuk është i mjaftueshëm për ata.

Nga komuna e Tetovës thonë se ky problem është i trashëguar dhe po punohet për një zgjidhje.

“Ky është problem që e kanë trashëguar administrata komunale dhe për momentin ka proces gjyqësor në lidhje me rastin në fjalë, ndërsa kjo administratë do të angazhohet maksimalisht për zgjedhjen përfundimtare të këtij problemi brenda këtij mandati qeverisës” thonë nga zyra për informim nga komuna e Tetovës.

Me hapjen e bulevardeve, problemet me pronësi janë të shumta në Tetovë, një problem i njëjtë është edhe më hapjen e bulevardit Bllagoja Toska, bulevard që mban peng kaosin e komunikacionit në Tetovë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button