MPB: Alarmi për sulm me bombë në qendër të Shkupit është i rremë

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se paraqitja për sulm në qendër të Shkupit ishte i rremë, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Brendshme i ka bërë kontrollet e nevojshme dhe ka konstatuar se raportimi për sulm ishte i rremë. Ndërmerren masa për përcaktimin e kallëzimit dhe marrjen e masave dhe sanksioneve përkatëse ndaj personit që ka denoncuar rrejshëm. Falënderojmë qytetarët për durimin, ndërsa mediat për qëndrimin profesional ndaj situatës”, njofton MPB.

Paraprakisht, Policia e Maqedonisë së Veriut ka sqaruar që rreth orës 16:45 një person ka paraqitur një kërcënim, duke paralajmëruar që do të ketë shpërthim me bombë në afërsi të Qendrës së Shkupit.

“Informojmë qytetarët se Ministria e Punëve të Brendshme ka vepruar pas paralajmërimit për sulm, nga momenti që një person është paraqitur më 16:45 në sportelin e TKM”, deklarojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button