Skandal në Paris, Nadal sulmohet me fishekzjarre (VIDEO)

Një mysafir i paftuar e ka vizituar Rafael Nadalin në fushë, gjatë ndeshjes finale të turneut të madh të tenisit, Roland Garros, ndaj bashkëkombësit David Ferrer.

Tenisti spanjoll u befasua kur një tifoz, i cili në fytyrën e tij e kishte vendosur një maskë, u drejtua drejt tij me një fishekzjarrë në dorë, duke u munduar ta sulmonte.

Nadal, i cili e fitoi më pas këtë turne, u tërhoq prapa, ndërsa atë arriti ta shpëtojë sigurimi që ndodhej në fushën me rërë.

Po ashtu, disa minuta më herët ndeshja ishte ndërprerë për disa minuta për shkak të mesazhit politik që kanë shpalosur disa të rinj, që po kërkonin dorëheqjen e presidentit francez, Francois Hollande.

Lajme të ngjashme

Back to top button