Barca ekipi që vlerëson më së shumti lojtarët

Barcelona është klubi më i suksesshëm në aspektin e vlerës që u jep lojtarëve pas blerjes së tyre. Në një kërkim të kryer nga institut zviceran i Observatorit të Futbollit, bazuar në modelet ekonomike të skuadrave ku futen blerja e kartonit, mosha e lojtarit, kontrata dhe eksperienca që ka, shoqëria katalanase mban vendin e parë pasi lojtarët që ka në grupin aktual janë blerë për shifrën 232 Euro, ndërsa vlera e tyre në këto momente është 672 milionë, plot 438 milionë euro më shumë.

Politikë fitimprurëse ka ndjekur edhe Borussia e Dortmund, pasi vlera fillestare e lojtarëve prej 61 milionësh tashmë është shumëfishuar 238 milionë, plot 176 milionë euro. Edhe shkallën më të ulët të podiumit e zë një tjetër skuadër gjermane. Bayerni i Mynihut ka derdhur 232 mln, ndërsa tashmë lojtarët vlerësohen me shumë totale 376 milionë. Renditja vazhdon me vendin e katërt që mbahet nga Arsenali, i ndjekur nga Juventusi, MIlani, Tottenhami, Manchester United e Atletico Madrid.

Ndërkohë, bilancet me minus shfaqen në vendin e 11-të që mbahet nga Reali i Madridit sepse lojtarët e ekipit merengues janë zhvlerësuar me 7 milionë Euro, ndërsa Paris Saint Germain ka humbur plot 51 milionë Euro. Sipas të dhënave të publikuara nga Observatori i Futbollit, lojtari me çmimin më të lartë është argjentinasi i Barcelonës, Lionel Messi që kushton rreth 222 milionë Euro.

Lajme të ngjashme

Back to top button