Rama: Do të votoja pro referendumit paqësor për bashkim me Kosovën
Kryeministri shqiptar ka thënë, po ashtu, se përmes kësaj deklarate i është përgjigjur provokimit me provokim.
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në anën tjetër, tha se referendumi nuk është diçka që mund të zgjedhin liderët e këtyre vendeve.
“Referendumi nuk është gjësend që e zgjedhim. Është intencë që na përzgjedh neve. Nuk mund të vendosemi mbi procese të tilla historike dhe të përcaktojmë data dhe mënyra.” tha Kurti.
Gjatë një interviste për revistën britanike, Monocle, kryeministri Kurti ka deklaruar se nëse në të ardhmen do të organizohej një referendum paqësor dhe demokratik, ai do të votonte për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë më 24 nëntor, se për të është e papranueshme që askush nuk ka reaguar ndaj deklaratave të Kurtit dhe ka paralajmëruar se do t’iu dërgojë letër liderëve botërorë për të kërkuar sqarime për këtë gjë.
Takimi i sotëm shënon takimin e shtatë ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë dhe të parin Kurti-Rama. Delegacionet kanë nënshkruar disa marrëveshje, derisa në fokus ishte lehtësimi i qarkullimit të qytetarëve të të dyja vendeve.