Finalja spanjole, Ferrer kundër Nadal

Sot finalja e madhe e “Roland Garros” është spanjolle. Takohen Rafael Nadal që mundi në gjysmëfinale serbin Novak Gjokoviq dhe David Ferrer, i cili vjen në finalen e parë të një grand slami pasi mposhti në gjysmëfinalefrancezin Tsonga.

Derisa për Ferrerin, 31 vjeçar, është finalja e parë e një slam-i, Nadal synon të hyjë në histori duke u bërë tenisti i vetëm që fiton tetë herë një “grand slam”.

Bilanci i deritashëm i takimeve ndërmjet këtyre dy tenistëve është 19 me 4 në favor të Nadalit, i cili ka fituar edhe që të tri ndeshjet e sivjetshme ndaj Ferrerit. Fitorja e fundit e Ferrer ndaj Nadal është ajo e Australian Open në vitin 2011, atëherë kur Nadal ishte i dëmtuar. Ndeshja Ferrer – Nadal luhet me fillim në ora 15:00.

Lajme të ngjashme

Back to top button