AK partia e Erdoganit hedh poshtë idenë për zgjedhje të parakoshme

Partia për Zhvillim dhe Drejtësi e kryeministrit turk (AK partia), Rexhep Tajip Erdogan, përjashtoi zgjedhjet e parakohshme, derisa dhjetëra mijëra demonstrues anti-qeveritarë sfiduan të shtunën thirrjen e Erdoganit për përfundimin e menjëhershëm të protestave.

Partia tha se zgjedhjet lokale dhe presidenciale do të mbahen në vitin e ardhshëm, siç është planifikuar, dhe zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2015.

Ndërkohë, protestat në Turqi kanë hyrë të shtunën në ditën e nëntë, duke sfiduar thirrjen e Erdoganit, që menjëherë të ndalohen ato.

Protestuesit mbetën në sheshin qendror Taksim në Stamboll, derisa mijëra tifozë nga tri klubet kryesore fubtollistike të qytetit Beshiktash, Galatasaraj dhe Fenerbahçe marshuan së bashku, duke i bërë thirrje Erdoganit, që të japë dorëheqje.

Policia hodhi gaz lotsjellës dhe ujë me presion në qarkun qendror në Ankara të shtunën vonë në përpjekje për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar rrugët dhe kishin ndezur zjarr në rrugë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button