Simona Naumovska është zgjedhur kryetare e re e parlamentit studentor të Universitetit Shën Klimenti i Ohrit
Ka përfunduar me sukses zgjedhja e kryetarit dhe anëtarëve të kryesisë së parlamentit studentor universitar të Universitetit “Shën Klimenti i Ohrit” në Manastir. Me votim të fshehtë, për kryetare të parlamentit është zgjedhur Simona Naumovska, transmeton Portalb.mk.
Naumovska është studente e rregullt në Fakultetin e Veterinarisë.
“Me zgjedhjen e Simona Naumovskës për lider të studentëve të USHO me votim të fshehtë nga tre kandidate të përcaktuara të USHO, edhe njëherë u afirmua parimi bazik i barazisë, me çka USHO radhitet në mesin e universitetit qëllimi i së cilit, mes tjerash, është arritja e barazisë së vërtetë gjinore”, thuhet në kumtesën e USHO.
Liderja e sapozgjedhur theksoi se me anëtarët e kryesisë së parlamentit studentor dhe studentët e universitetit do të realizojë program për punë që duhet të mundësojë mbështetje dhe ndihmë për studentët, por edhe aktivitet më të madh të tyre dhe pjesëmarrje në projekte.