Ja si duhet të silleni në lidhje

Ka shumë faktorë që ndikojnë në shkatërrimin dhe ndërprerjen e një lidhje. Po si shkatërrohet në të vërtetë lidhja? Pyetja është e thjeshtë: çfarë ndodh me ty? Përpiqu të kuptosh se nga lind kjo xhelozi, nëse ka diçka nga e kaluara e tij që të kushtëzon të kesh këto mendime, nëse ka diçka e tashmja jote që të bën të pasigurt.

Harroje të kaluarën: Nëse ke pasur ti vetë një të kaluar me partnerë jo besnikë, nuk është e thënë që edhe i dashuri i radhës të veprojë njëlloj. Hiqini këto mendime nga vetja! Mos jep sinjalin e dyshimit. Nuk ka rëndësi se çfarë gjërash të tmerrshme, truri jot të bën të besosh, mos ia komuniko atij të gjitha dyshimet.

Mos u nxito: Nëse për një herë të vetme vjen nga zyra në orët e vona, sepse ka pasur një mbledhje me shefin dhe me sekretaren, kolegen seksi, tregohu sa më e natyrshme kur ta presësh dhe mos e bombardo me pyetje.Nëse nuk përgjigjet në telefon, mbase vërtet nuk e dëgjon atë të bjerë, nëse gjen faturën e një palë të brendshmeve për femra, mos u nxito sepse mbase janë për ty.

Kujdes me pyetjet: Nëse dyshimet kanë një bazë të vërtetë dhe je e bindur se diçka po ndodh mbrapa krahëve të tu, mund të ndihesh dhe të bësh ndonjë pyetje. E rëndësishme është që të dish të zgjedhësh fjalët dhe të mos e kthesh gjithçka në një pyetësor të çuditshëm. Mos u çmend për çdo detaj të vogël, bëji disa pyetje inteligjente dhe mos vazhdo më tej.

Çdo gjë e tepruar do ta shkatërronte atë, por edhe ty, pa arritur në një përfundim. Pasi ke arritur në përfundimin se je një xheloze e pashërueshme, mos u përpiq të luftosh ndjenjat derisa të ndiesh dhimbje fizike. Dhimbja e tradhtisë nuk kalon lehtësisht. Megjithatë mund të bësh diçka: transformoje energjinë negative të xhelozisë, në një shtytje pozitive.

Bëni diçka të re: Bëj diçka për atë dhe për veten, në mënyrë që të përmirësosh marrëdhënien. Mund të shkosh në palestër, të fillosh një dietë, të ndryshosh modelin e flokëve, të blesh rroba. Gjej mënyrën për t’u rikthyer në femrën seksi që ai ka dashuruar.Pra, nëse nuk dëshironi që lidhja juaj të përfundojë dhe ju të jeni shkaktare e kësaj, atëherë duhet t’i keni parasysh gjërat e lartpërmendura.

Lajme të ngjashme

Back to top button