Ardit Gjebrea i dhuron vetes një ‘BMW X5’

Moderatori i njohur televiziv Ardit Gjebrea, edhe pse nuk duket, ka mbushur plot 50 vjeç.

Ai ka vendosur ta festojë “ndërrimin e prefiksit”, siç e quan vetë, në kryeqytetin italian me familjen dhe miq të afërt.

Për këtë përvjetor Gjebrea i ka dhuruar vetes një makinë të re, më konkretisht një “BMW X5”,transmeton Bluetooth.

“Bye Bye Audi Q7! Kisha 6 vite me atë makinë. Ja ku më erdhi një zoçkë e bardhë, e re, BMW X5. Ia bëra vetes dhuratë për ditëlindje. Zakonisht në raste 50-vjetorësh, njerëzia rendin të bëjnë ndonjë kopertinë gazete a reviste, të marrin ndonjë titull nga Presidenti, të bëjnë ndonjë party ‘VIP’ e ta marrë vesh e gjithë dynjaja. Larg qoftë! Merru me veten – i thashë vetes – dhe jeto për vete, jo për të tjerët. Pasi u përshëndeta me të vjetrën, hypa tek X5-a dhe nuk di përse më erdhi shprehja “trendy”: “Kjo makinë qeka nona!”,shkruan ai në profilin e tij të ‘Facebook’ .

Lajme të ngjashme

Back to top button